Denoncim – Rigers Bakiu: “Një ditë të bukur pranvere merr vesh se Deti Jon nuk e lag më rivierën e bukur të Shqipërisë”

Deti Jon, nuk është më i yni. Kjo sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit që ka vendosur t’ia kalojë të gjithin Greqisë pas azhornimit të hartave.

Ky është skandali i radhës i denoncuar nga profesori i Universitetit Bujqësor, Rigers Bakiu.

Sipas denoncimit të Bakiut, rezulton se Agjencia Europiane e Mjedisit në azhornimin e fundit që i ka bërë hartave të saj, ka hequr detin Jon nga territori i Shqipërisë dhe i ka kaluar Greqisë fqinje.

Në hartën e kësaj agjencie, ndarja mes detit Jon dhe atij Adriatik është shënuar me vijë blu nga ishulli grek i Korfuzit horizontalisht me brigjet italiane.

“Një ditë të bukur pranvere merr vesh se Deti Jon nuk e lag më rivierën e bukur të Shqipërisë. 

Ai zhduket në raportin e fundit mbi Rajonizimin Detar, përgatitur e publikuar në 2017 nga Agjencia Evropiane e Mjedisit.

Ju lutem shpërndajeni sa më shumë, sepse kërkohet një sensibilizim mbarëkombëtar për zgjidhjen e kësaj çështje. 

Është njoftuar nga unë edhe Kryeministria nëpërmjet Twitter”, shkruan Bakiu. Shqiperia ime.

Loading...