Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e sotme në Letoni.
Një anëtare e Forcave të Armatosura ka humbur jetën gjatë shpërthimit të një mine, ndërsa janë lënduar dy të tjerë.
Viktima është Zarife Hasanaj, ndërsa dy të plagosurit janë Julian Kapaj dhe Klodian Tanushaj. Ata po merrnin pjesë në një mision, për çmontimin e minave në Letoni.
Lajmin e dha Shefi i Shtabit të FA-ve, Bardhyl Kollçaku.
Kjo ngjarje ka shkaktuar dhimbje të thellë në familjen e Hasanajt.
Pas këtij lajmi të dhimbshëm u trondit i gjithë opinioni publik.
Rënia në krye të detyrës e Hasanajt, ka bërë që në rrjetet sociale miqtë dhe të afërmit e saj kanë shpërthyer në lot e mesazhe rrëqethëse.
Loading...