Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 39-vjeçar i cili lëvizte me armë zjarri me vete.
Në pranga u vu shtetasi me inicialet I.V i cili u arrestua në aksin rrugor Ballaban-Këlcyrë, në vendin e quajtur “Kthesa e Fshatit Ujëmirë”.
Gjatë kontorllit policor në mjetin me të cilin ky shtetas udhëtonte si pasagjer, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri (pistolet TT) dhe 45 fishekë.
Ja njoftimi i plotë i policisë:
Përmet.
Qarkullonte me armë zjarri me vete, por telefonata e qytetarëve e çon në pranga.
Finalizohet me sukses operacioni i koduar “VINOKASHI”.
Sekuestrohet një armë zjarri Pistoletë dhe 45 fishekë.
Arrestohet në flagrancë poseduesi i armës.
Në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë si dhe mbi bazën e një telefonate nga qyetarët se një shtetas lëvizte me armë zjarri pa leje, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet organizuan operacionin “VINOKASHI”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:
I.V., 39 vjeç, banues në fshatin Çepunë, Gjirokastër, pasi:
Në aksin rrugor Ballaban-Këlcyrë, në vendin e quajtur “Kthesa e Fshatit Ujëmirë”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas udhëtonte si pasagjerë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri (pistolet TT) dhe 45 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Përmet për hetime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.