Përlot babai i ushtarakes që humbi jetën në Letoni: “Fatin e vajzës sime mos ta ketë kush…”

Flet për mediat babai i ushtarakes që u vra në Letoni, Zarife Hasanaj.

Muharrem Hasanaj ka thënë se kishte folur me të bijën para se të ndodhte ngjarja e rëndë.

Ai ka thënë se e bija kishte 10 vite në ushtri dhe se në 22 dhjetor e kishte përcjellë vetë në Rinas.

“Fatin e vajzës sime mos ta ketë kush. Specialiteti i saj ishte të pastronte vendin nga minat, por i ndodhi ajo që nuk duhet të ndodhte. Takimin e fundit me të e kam pasur në 22 dhjetor kur e përcolla në Rinas për në Letoni.

Pas asaj dite flisnim vetëm në telefon. Na merrte çdo dite dhe na pyeste a jemi mirë. Edhe dje në mëngjes folëm. Me tha se ishte mirë dhe se do të shkonte në punë.

Pastaj mora lajmin e asaj që ndodhi. Vajza punonte prej më shumë se 10 vjetësh në ushtri. Ishte dëshira e saj.

I pëlqente uniforma. Ma ka shprehur këtë dëshirë para 10 vjetësh kur dorëzoi dokumentet për t;u pranuar në ushtri.

Unë si plak dhe malësor nuk isha dakord me këtë zgjedhje por përsëri e pranova, sepse të rinjve nuk ua pengon dot dëshirat”,- rrëfen më tej ai.

Loading...