Arbana Osmani bën urimin e vecantë për të dashurin e saj

Ditën e sotme, më 7 maj, Arbana Osmani feston ditën e lindjes por siç e morën vesh vitin e kaluar ajo nuk është e vetmja nga stafi i “Dua të të bëj të lumtur” që feston sepse edhe Eduart Grishaj, regjisori i këtij emisioni ka lindur në 7 maj.

Një koinçidencë e këndshme që duket se i ka lidhur edhe më shumë me njëri tjetrin.

Arbana ka zgjedhur një mënyrë shumë të këndshme ta urojë Eduartin duke e quajtur “binjakun” e saj, në një foto që ka hedhur në Instastory.

Arbana dhe Eduarti janë përfolur për një marrëdhënie dashurie kohët e fundit por askush prej tyre nuk ka dashur të komentojë këtë situatë ndaj deri në një prononcim të dyshes, duket se miqësia e tyre dhe partneriteti në punë funksionon shumë mirë sepse janë kthyer në familje për njëri tjetrin.

Loading...