Artan Hoxha: “Mua më intereson që personat më të kërkuar nga policia t’i gjej unë para policisë dhe t’i intervistoj, unë jam gazetar. Policia ka punën e vet”

Mbrëmjen e shkuar gazetari i kronikës së zezë Artan Hoxha ishte i ftuar në emisionin “Opinion” ku u diskutua për personat në kërkim nga policia dhe aksionet e dështuara për t’i kapur.

Ai foli për mënyrën se si komunikon me ta kur janë ende në kërkim dhe qëllimi i tij si gazetar është t’i intervistojë në mënyrë që të marrë informacione prej tyre.

“Arr.estimi është punë e policisë”,- u shpreh më tej Hoxha.

Ai tha:

Po unë edhe Klodi kemi kontakte me persona me rr.ezikshmëri të lartë që janë edhe në kërkim që marrim informacione se ne nuk hyjmë në zyrën e prokurorëve dhe vje.dhim dokumenta.

Mua më intereson që personat më të kërkuar nga policia t’i gjej unë para policisë dhe t’i intervistoj, unë jam gazetar. Policia ka punën e vet”.

Më tej gazetarja tjetër e kronikës së zezë, Klodiana Lala, shtoi se shumë punonjës policie rekrutoheshin nga kr.iminelë dhe punonin për llogari të këtyre të fundit, duke u siguruar mbrojtjen.

Loading...