Banorët e Astirit brenda oborrit të komisariatit: “Lironi çunat”

Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë shkuar në Komisariatin nr.6., aty ku ndodhet ish-deputeti i PD, Klevis Balliu së bashku me disa protestues të tjerë.

Personat në fjalë janë shoqëruar nga policia për shkak se u konfliktuan me policinë dhe bllokuan rrugën tek Unaza e Re.

Brenda komisariatit në koto momente mësohet të ketë hyrë për të foluar edhe sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Mesditën e sotme dhjetëra banorë të “Astirit” u konfrontuan me policinë ndërsa dolën të bllokonin rrugën kryeministrit Rama që po kalonte te Unaza e Re.
Policia çau rrethimin dhe shoqëroi disa prej tyre. Pas përplasjes në rrugë, disa prej banorëve u ndjenë keq e morën ndihmë mjekësore.

Loading...