Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë një vizite që ka bërë mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Zarife Hasanajt e cila humbi jetën në krye të detyrës në misioni ushtarak të NATO-s në Letoni, ju ka shprehur ngushëllimet familjarëve të saj.
Efektivja e Forcave të Armatosura të Shqipërisë Zarife Hasanaj ka humbur jetën në Letoni, ndërsa komandanti i kontigjentit, Major Klodian Tanushi, dhe rreshter Julian Kapaj kanë mbetur të plagosur.
Shkak për këtë ngjarje të rëndë dyshohet se është bërë shpërthimi i një mine.
Loading...