Xhaçka vizitoi major Klodian Tanushin, i cili ndodhet i shtruar në Riga East University Hospital, dhe sipas informacioneve gjendja e tij shëndetësore është e rënduar.
Ministrja Olta Xhaçka vizitoi gjithashtu edhe Reshter Juliaj Kapajn, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e bazës ushtarake Camp Adazi në Letoni, ndërkohë që gjendja e Reshterit është e mirë.
Ndërkohë që kujtojmë se gjatë këtij aksidenti humbi jetën efektivja Hasanaj.
Ceremonia shtetërore e lamtumirës për nëntetaren Zarife Hasanaj do të zhvillohet gjatë paradites së të premtes më 10 maj 2019. Trupi i efektives që humbi jetën një ditë më parë pritet të mbërrijë në Atdhe ditën e enjte, më datë 9, I cili do të transportohet me avion ushtarakë.
Efektivja Zarife Hasanaj do të shoqërohet edhe nga një efektiv kanadez, një letonez dhe kolegë të saj shqiptarë, pjesë e kontigjentit ku bënte pjesë.
Efektivja do të pritet në aeroportin “Nënë Tereza”, me protokoll ushtarak e me pas do te dergohet pranë familjes se saj.