Manastirliu shkarkon mjekun dhe infermierin: Jemi ne krahun e çdo qytetari që denoncon!

Emisioni “Stop” ka denoncuar mbrëmjen e sotme se si shërbimi shëndetësor në Qendrën Spitalore Universitare (QSUT) blihet me para në dorë.

Përmes kamerës së fshehtë, emisioni ka zbuluar se për të hyrë pa radhë në pavionin onkologjik dhe për të bërë rreze, mjafton të paguash të paktën 1000 Euro.

Lidhur me këtë skandal ka reaguar edhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila a lajmëruar shkarkimin menjëhershëm nga detyra të mjekut Enes Hafizi dhe infemierin Pali Çuni të pavionit të Onkologjikut në QSUT .

Manastirliu shprehet se kushdo që shkel ligjin dhe rregullat, baltos punën e një komuniteti profesionistësh, mjekësh dhe infermierësh si dhe dëmton raportin e besimit mjek-pacient, do të marrë ndërshkimin e merituar.

“Raste si ky jo vetëm turpërojnë armatën e mjekëve dhe infermierëve të nderuar, që punojnë e sakrifikojnë ditë e natë per t’u kujdesur për ju, por dhe pengojnë permiresimin e sistemit”, shkruan Manastirliu në rrjetet sociale duke ftuar qytetarët që të mos hezitojnë në denoncimin e rasteve të tilla.

Postimi i plotë:

“Pezullim dhe shkarkim i menjëhershëm nga detyra për shtetasit me iniciale p.ç dhe e.h., punonjës të shërbimit onkologjik në qendrën spitalore universitare “nënë tereza”, dhe ndjekje të çështjes në organet kompetente.
Jemi ne krahun e çdo qytetari që denoncon!
Kushdo që shkel ligjin dhe rregullat, baltos punën e një komuniteti profesionistësh, mjekësh dhe infermierësh si dhe dëmton raportin e besimit mjek-pacient, do të marrë ndërshkimin e merituar.
Askush në sistemin shëndetësor publik nuk duhet të shpërdorojë detyrën dhe besimin e dhënë për t’u shërbyer qytetarëve.
Po investojmë e punojmë çdo ditë për sistemin tonë shëndetësor.
Po investojmë në përmirësimin e kushteve të punës, në rritjen e pagave për personelin mjekësor, në teknologji e pajisje, që të garantojmë për qytetarët e pacientët kujdes shendetësor cilësor.
Raste si ky jo vetëm turpërojnë armatën e mjekëve dhe infermierëve të nderuar, që punojnë e sakrifikojnë ditë e natë per t’u kujdesur për ju, por dhe pengojnë permiresimin e sistemit!
Ndaj, asnjë hezitim për të denoncuar!”, deklaroi Manastirliu.

Loading...