Me shtatë urdhra ndalimi për paraburgim dhe një si “arrest shtëpiak”, operacioni i koduar me emrin “Ultima”, u përmbyll mbrëmë.
Karabinieria e Novarës akuzon 7 shqiptarë për vjedhje të makinave dhe mbajtje të sendeve të vjedhura, raporton Tg24.sky.it.
Grupi i shqiptarëve e kishte bazën në Lugano dhe më pas vepronin në zona të ndryshme të Milanos.
Më herët, në operacione të policisë italiane për të arrestuar hajdutë makinash, janë vënë në pranga 32 persona, të ndarë në 7 grupime më të vogla, pa lidhje me njëri-tjetrin.
Grupet kanë kryer së paku 70 vjedhje makinash, kryesisht të shtrenjta.
Loading...