Rama: “Nuk kam ndërmend të bëj asnjë përpjekje që Basha të kthehet nga rruga pa kthim!”

Partia Socialiste do të konsolidojë listën me kadidatët për zgjedhjet e 30 qershorit të shtunën, ka bërë me dije kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së.

Rama është shprehur se është i keqardhur që s’do ta ketë përballë si kundërshtar politik Lulzim Bashën, por asesi nuk ndihet keq.

A jam i mërzitur që s’do ta kem përballë? Duhen gjëra shumë më të mëdha që unë të mërzitem. Unë jam sigurisht i keqardhur, patjetër që opozita e Partisë Demokratike dhe e simotrës së saj LSI ka vendosur të shkojë në një rrugë pa krye.

Unë uroj që të jetë një rrugë me kthim për ta, por nuk kam ndërmend të bëj asnjë përpjekje që ata të kthehen nga jo rrugë. Sepse në fund të ditës, ajo që është më e rëndësishmja është që sistemi të garantojë pjesëmarrjen e gjithsecilit.

Por në një sistem demokratik, askush nuk është i detyruar të marri pjesë me zor në një proces zgjedhor. Dhe në momentin kur nuk ndjen detyrim ndaj atyre që përfaqëson ka marrë fund.

Ska asgjë që e detyron palën tjetër në këtë rast shumicën qeverisëse që të tërheqë mezon në procesin zgjedhor ata që nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje. Është një situatë e pazakontë, por ka të gjithë potencialin e vet për të krijuar një situatë të re politike.” tha ai.

Loading...