Federica Mogherini: “Shpresoj që përgjigjja për negociatat të jetë pozitive”

Shefja e politikës së jashtme në BE, Federica Mogherini gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Rama deklaroi se prêt një përgjigje positive nga Komisioni Europian mbi hapjen e negociatave.

Ajo deklaroi gjatë fjalës saj se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave ku foli me superlativa për arritjet e deritanishme të Shqipërisë dhe se ishte e lumtur që po e niste turin e ditëve të Europës në vendin tonë.

Por ajo çfarë është për tu theksuar, ka të bëjë me nënvizimin që ajo bëri gjatë fjalës saj kur tha se ishte optimiste se vendimi per hapjen e negociatave do të ndodh në muajt në vijim. 

Kjo konfirmon se ajo çfarë u përfol se ndodhi në Samitin e Berlinit ku i ishte komunikuar Ramës në një farë mënyre shtyrja e vendimit mbi hapjen e negociatave, është e vërtetë.

“Vettingu ka treguar rezultate të prekshme, 80% e qytetartëve kanë mbështetur këtë reforme.Vetingu ka treguar rezultate të prekshme. Reforma në Drejtësi po jep rezultate. Është kënaqësi të jem sërish në Tiranë. Keni arritur 3 zhvillime kryesore për rrugën drejtë BE. Raporti i KE do të tregojë progresin që keni bërë. Keni treguar angazhin ndaj reformave.

Ky vendim i cili do të merret pas disa muajsh shpresoj që të jetë pozitiv”, tha Mogherini.

Ndërkohë nga ana e tij kryeministri Rama ndërhyri duke thënë se Shqipëria e ka mërituar hapjen e negociatave që vitin e kaluar por shtoi se ai priste një përgjigje pozitive në Qershor, duke përforcuar idenë se qeveria e priste muajin e ardhshëm rekomandimin pozitiv.

E pyetur se si e komentonte situatën politike në vend si dhe a do të negocionte dialogun midis partive politike në vend, Mogherini, ashtu siç edhe kishte paralajmëruar tha se nuk vinte për këtë gjë në Shqipëri. “Nuk e kam bërë diçka të tillë as në 2017 kur situate sipas saj ka qenë më e lehtë”, tha zyrtarja e larte e BE.

Loading...