Burri i shqiptarisë Zef Mirdita , një jetë të tëre ia kushtoi historisë , të kaluarës dhe rrënjëve tona të lashta. Është një humbje e madhe për kombin kalimi i tij në amshim, dhe si shqiptar do e ndjejmë shumë mungesën e tij.
Zef Mirdita u lind në Prizren, më 13 mars të vitit 1936. Shkollën fillore e kreu në Prizren, ndërsa gjimanzin klasik, respektivisht interdioqezian, në Pazin dhe në Zagreb…por vazhdimi jetës së tij ishte historia , zbardhja e saj dhe referimi në studimet e Zef Mirdites na jep nderë ; na jep krenari për ballafaqim edhe më mohuesit më “bindës “ të huaj dhe vendas të vërtetës shqiptare.
Në Fakultetin Katolik Teologjik në Zagreb, më 1958, apsolvoi Filozofinë,por qëllimi i tij ishte filozofia e historisë kombëtare. Për kundër studimeve teologjike ai kurrë nuk e harroi kombin. Kjo ia rritë vlerën edhe më shumë si njeri , studjues , teolog dhe historian. Në vitin shkollor 1959/60 u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit – Dega e Historisë.
Eshtë shembull në veti por i ngjashëm me numër të madh të teologëve shqiptar që përkundër caktimit të përkushtimit jetësor , atij historia e kombit me të gjitha të mirat dhe të këqijat e saja nuk iu nda kurrë nga mendja . E madhe !
Pas kthimit në Prizren, më 8 shkurt të vitit 1966, punoi profesor në gjimnaz, në shkollën e mesme të muzikës dhe në shkollën e mesme të mjekësisë, ku ligjëroi histori, sociologji, gjuhë latine dhe gjuhë frënge, në paralelet me mësim në gjuhën shqipe, serbe dhe turke.
Pse, mu në vitet e 66-ta të shekullit të kaluar u kthye në vendlindje ? pyetje e tepërt për ata që i njohin zhvillimet politike në Ish Jugosllavi e posaçërisht në Kosovë.
Të vazhdojmë gjithnjë duke i pasur parasysh rrethanat lehtësuese politike të Kosovës në atë kohë kur Zef Mirdita ishte më se i nevojshëm për arsimin , dhe emancipimin shkollor të shqiptarëve: Nga 1 janari I vitit 1967 kaloi në Prishtinë si asistent në Katedrën e Historisë, Dega e Historisë Antike, dhe më 3 nëntor 1972 doktoroi në Fakultetin Filozofik të Zagrebit me temën Dardanci i Dardanija u antici (Dardanët dhe Dardania në Antikë). E madhe !
Një definicion shumë me vlerë për të cilin edhe sot nuk jemi aq të vetëdijshëm është ;” Lugina e Vardarit dhe e Drinit e ka mundësuar ndikim e arealit të Egjeut dhe të Adriatikut në ato anë . Etnolpgjia bashkëkohore ka treguar se të dy kulturat ( asaj Dardane dhe Maqedonase ver.ime) të krijuara nga njerëzit që i përkisnin të njëjtës rase mund të dalloheshin ndër veti aq sa është ndryshimi nga dy grupe të njëjtit komb në largësi jo relevante ndërmjet veti. “ Pra , ishin një !
Përveç dhjetë librave në shqip, shqip-gjermanisht dhe në kroatisht, botoi në gjuhën shqipe, kroate, frënge, angleze, gjermane dhe italiane, në revistat shkencore të vendit dhe të huaja, mbi 100 studime, shqyrtime dhe punime – artikuj, recensione, kritika, shënime, polemika, etj., po ashtu përktheu disa libra nga kroatishtja në shqip dhe nga shqipja në kroatisht..
Duhet “ pushtuar” botën me studimin e Zef Mirditës , dhe të mbyllën gojët e pa mbyllura kurrë për shpifje se :” Më tutje duhet të ceket që nocionet Maqedonia gjegjësisht Dardania tek autorët antikë janë figurim administrativ-politik , e jo ndryshime etnografike. Këtë e vërtetoi kur që të dyjave iu humbi pavarësia dhe rënë ndër sundimin romak “ Pra ?
Nga 1 marsi i vitit 1993 ka punuar si këshilltar shkencor në Institutin Kroat të Historisë, ku ka udhëhequr projektin “Vlasi – starobalkansko stanovnistvo od povisjene pojave do danas (Vllehët – populate e vjetër ballkanike që nga fillet historike deri më sot).
“Vllehët – popullatë e vjetër ballkanike që nga fillet historike deri më sot “ do i zgjidhë shumë enigma të mbetura në apetitet e ardhacakëve të vjetër e të rinj.
Zef Mirdita ishte i madh , mbetet edhe më e madhe vepra e tij kolosale historike dhe historiografike.
Populli shqiptar e ka humbur një njeri të madh ! (E hënë, 04 Prill 2016, në Zagreb ka vdekur historiani dhe akademiku i njohur, Zef Mirdita. Ai është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare. )