Një shqiptar u arrestua në lagjen Faenza në Ravena, në kuadër të një operacioni kundër trafikut të drogës mes provincave Forli dhe Ravena.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari i arrestuar është me iniciale M.S. Pas kontrollit në banesë, atij iu gjetën 660 gr kokainë, 770 gram hashash dhe 230 gr marijuanë.
Shqiptari ishte një punëtor bujqësie dhe jetonte me gruan dhe fëmijët e rritur.
Shqiptari u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Ravenas.
Loading...