Prokuroria kërkon arrest shtëpie për Klevis Balliun

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu, ka dalë para Gjykatës së Tiranës, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ai u arrestua dy ditë më parë gjatë protestës së banorëve të “Astirit”, pasi tentuan t’i bllokojnë rrugën kryeministrit Edi Rama.

Në atë moment policia shoqëroi disa prej tyre, po ashtu edhe Klevis Balliun.

Mësohet se Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu me akuzën e kundërshtimit të forcave të rendit, ndërsa arrest me burg për tre të ndaluar të tjerë.

Loading...