Ramush Haradinaj: “Kryeministri Edi Rama është vëlla i imi ashtu sikurse janë krejt shqiptarët kudo që janë.Por të vërtetën unë do ta them pa marrë parasysh kujt i pëlqen ose jo”

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj I është përgjigjur deklaratave të Ramës I cili i konsideroi deklaratate homologut të tij si budallallëqe të rrezikshme por duke anashkaluar retorikën.

Ditën e sotme, Haradinaj ka deklaruar se kryeministrin Rama e konsideron vëlla, ashtu sikurse të gjithë shqiptarët, por theksoi se të vërtetën do ta thotë, pa marrë parasysh se kujt nuk i pëlqen.

“Kryeministri i Shqipërisë është institucion, për të cilin unë kam shumë respekt. 

Kryeministri Edi Rama është vëlla i imi ashtu sikurse janë krejt shqiptarët kudo që janë.

Të vërtetën do ta them pa marrë parasysh kujt i pëlqen ose jo. Unë kam thënë të vërtetën për Samitin e Berlinit”, ka thënë ai.

Loading...