Klevis Balliu: “Unë si bie samarit, i bie gomarit që është Edi Rama”

Pak pas lirimit të tij ish deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu i ftuar në studion e Fax News ka folur për momentin e arrestimit, reagimet e mbështetësve politik dhe familjarëve, si dhe vijueshmërinë e protetave të opozitës.

I pyetur në lidhje me arrestimin e tij Klevis Balliu u shpreh se: “Një gjë e tillë u ndodh shumë qytetarëve të cilët protestojnë, pavarësisht se protestojnë në mënyrë paqësore…

Fakti që arrestimi im ka marrë vëmendje mediatike, për shkak se unë kam qenë ish-deputet nuk duhet të anashkalojë faktin tronditës se sot kemi me qindra qytetarë shqiptarë që enden nëpër burgje. Kujtojmë këtu rastin e Dorjan Protoduarit dhe Agim Peposhit tek “Bregu i Lumit” të cilit i kanë prishur edhe shtëpinë dhe familjen e tij sot e kanë lënë në mes të 4 rrugëve pa i ofruar as edhe një banesë sociale.”

Sipas ish-deputetit, “ajo çka është më e dhimbshme sot është policia e cila fabrikon prova shpik provatë të paqëna për të akuzua qytertarët e lirë njëlloj si në kohë e diktaturës.”

I pyetur edhe për faktin e ushtrimit të dhunës nga vetë protestuesit, Balliu shprehet se ka pasur përplasje por jo e qytetarëve ndaj policisë. Ai shprehet se: Të jemi të drejtë edhe juve po t’ju bëhet një padrejtësi juve, nuk shkoni dhe dhunoni policin, por e kërkoni të drejtën tek shteti.Aq më tepër kur familjarë të thjesht nëna, zonja e fëmijë që janë tek “Unaza” nuk kanë as fuqinë për të ushtruar dhunë mbi forcat special të Shqipërisë, siç janë FNSH.”

I pyetur në lidhje me sulmimin e eskortës së kryeministrit Rama Balliu thotë se qytetarët nuk ishin në djeni të takimit të kryeministrit, dhe me aq forca policie sa ishin mbledhur kanë kujtuar se do ju rrëzoheshin shtëpitë e tyre prandaj kanë reaguar.

“Duhet sqaruar diçka. Banorët panë dhjetra qindra forca policie, FNSH, Shqiponja të gjitha strukturat e policisë së shtetit të cilat ishin para shtëpive të tyre. Duhet të kemi parasyshë se në atë zonë ka rreth 6 muaj e gjysmë që këta heronj të cilët i shpëtuan shtetit shqiptar plot 40 mln euro po protestojnë sepse qeveria kërkon t’ju prish shtëpit mbi një projekt korruptiv dhe mafjoz.

Kur panë këto forca policie ata kujtuan se po përsëritej rasti i “Bregut të Lumit” dhe u mblodhën për të mbrojtur shtëpit e tyre. Absolutisht askush nuk e dinte që Edi Rama kishte takim aty. Një kryeministër që është në dieni që aty ka 7 muaj që bëhet protestë nuk mund të shkoj aty në një takim me një bizesmen serb, te “Fabrika e Mjellit” apo nuk e dim se ku, sepse akoma nuk e kemi marrë vesh sepse ky është një kryeministër që bën takime fshehtaz. ”

Balliu shprehet se protestat e qyetarëve janë paqësore, mirëpo ajo çka është për tu shqetësuar është roli i policisë së shtetit në mbrojtje të banditëve sikurse shprehet ai. Madje ish-deputeti u shpreh se ndaj tij janë fabrikuar prova duke e akuzuar se i ka thyer dorën një polici, kur nuk ka asnjë raportim se një polici I është thyer krahu.

Sipas Balliut, arrestimi i tij ishte politik. Ai shprehet se: “Arrestimi im nuk ishte sepse dikush po kërkonte të arrestonte Klevis Balliun, por për të trembur opozitën dhe qytetarët. Opozita dhe PD-ja nuk trembet dhe nuk është trembur në kohën e komunizmit do të trembet sot nga Edi Rama, i cili është në ditët e tij të fundit.”

Balliu po ashtu nuk ngurron t’ju bëjë edhe një thirrje policisë duke u shprehur se: “Policia duhet të çohen në protest për kushtet që punojnë. Është një tmerr i vërtet. Të protestojnë për të drejtat e tyre. Si mundet furgoni i policisë që presupozohet të përballet me banditë, të jetë i viteve ’80. Pagat janë një turp i madhë. I kanë hequr vaktin, orët shtes nuk ia kanë kaluar në pagë. Do të thotë që kjo polici është për të shkuar vetë në protest për kushte që punon. Ajo çka më shqetëson mua është dhuna e ushtruar.”

I pyetur nëse do e padisi policinë, Balliu shprehet se: “Të padis unë policin e thjesht? Është njëlloj si t’i biesh samarit. Dhe unë si bie samarit, i bie gomarit që është Edi Rama. Një ditë Rama do të largohet nga shqipëria dhe atë do ta dëbojnë qytetarët.”

Balliu shprehet se protestat do të vijojnë dhe se opozita apo qytetarët nuk i tremben arrestimeve masive. “Nuk i trembeni arrestimeve masive, protesta do të vijoj. Ne jemi me gjithë qytetarët, s’ka burg që na mban në Shqipëri as në Evropë. Nëse ky mendon që në 30 qershor do të bejë zgjedhje atëherë është më budalla nga çe mendoja. Rama e ka sjellë Shqipërinë në një moment shumë kritik. Ne sot nuk kemi drejtësi.”

Ish deputeti Balliu nuk heziton të shprehet se problemi i kryeministrit nuk qëndron tek “karrigia”, por tek kompromisi që ai kërkon duke kujtuar “Dosjen 339”.

“Rama nuk kërkon karrige politike, ai është gati tja mbath. Ai kërkon kompromis sepse është i kapur mat te “Dosja 339”. Ai është i kapur mat dhe kërkon kompromis, por Partia Demokratike ka treguar qartë që nuk bën kompromis me bandit, ata e dinë se ku e kanë vendin.”

I pyetur për momentin e arrestimit dhe bisedën që ai pati me të atin e tij, Balliu duke falenderuar liderët politik të opozitës dhe qytetarët për suportin tregon për fjalët që i ka thënë i ati.

“Një falenderim të vakant për lidershipin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe LSI-së Monika kryemadhi për mbështetjen e dhënë. Falenderojë banorët e Unazës që pa protestën e atyre ndoshta edhe nuk do të kasha dalë nga aty. I për mbështetjen përmes protestave. Me babain tim ka qenë një moment që kam folur para se të më merrnin. Më tha që “Është normale për ketë që drejton sot. Vazhdojmë punën përpara, të dalim ku të dalim.” Normalisht kur dola mbështetja e familjes ishte aty.”

Loading...