Provoni një vaktë të shijshëm me fasule në tavë me mish qingji

Marrim 1 gote uji me fasule ( ose 1 -2 gota sipas deshires) dhe i veme ne uje te nxehte nje nate perpara ne nje tenxhere!

Pastaj i shpelajme dhe i vendosim ne tenxheren me presion ku i mbulojme me uje i hedhim vaj ulliri, pak kripe dhe 2 gjethe dafine.

I leme te ziejne per 20 min!

Ne tenxhere normale i lèmè per 40 min te ziejne.
Ne nje tigan skuqim lehte 2-3 thelbinj hudher ne vaj ulliri dhe pastaj shtojme 2 kokrra qepe qe i kemi ndare ne kubike.

Vazhdojme skuqjen , hedhim copat e mishit te qingjit(
4-5 copa) dhe vazhdojme skuqjen ne zjarr mesatar.

I shtojme 1 luge salce domatesh, pak kripe, piper, mendèr( menexhik), spec djeges dhe 1 gote uje dhe i leme te ziejne mishin me qepet se bashku per 15- 20 min.

Marrim nje tave per pjekje dhe i hedhim fasulet dhe mishin ne te njejtin vend. I perziejme, i shtojme 1 gote uje dhe i veme te piqen per 45 min – 1 ore ne furre!
Ju befte mire!

Loading...