Më në fund mora vendimin, vendosa te thyej “frikën”. Do shkruaj nja dy-tre vargje, për të bukurën Monikën – Nga Andrea Vangjeli (Krijuesit e Labërisë)

Më në fund mora vendimin
Vendosa te thyej “frikën”
Do shkruaj nja dy-tre vargje
Për të bukurën Monikën

Për Monikën e Ilirit
Kush e njeh zonjën e par
Vashëz e lindur në Dibër
Dhe shkoi nuse në Skrapar

Pa ju futën politikës
Si kërmilli me zvarritje
Dhe se di se si e qysh
Ata patën vetëm ngritje

Hëngrën plot nga e majta
Pa krijuan dhe parti
E mblodhën të “gjithë” rinin
Në të famshmen LSI

Iliri ishte në krye
Po drejtonte vet Monika
Vajza e lindur në bjeshk
Na doli vajzë me çika

U hodhën sa majtas-djathtas
Pasurin trilion fishuan
Dhe tani hiqen buz fshir
Se vetëm për ne punuan

Mezi po e pres vetingun
Për Monikën çdo sajdisin
Dua edhe vetëm dua
Në një burg të ma degdisin

Loading...