Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia – Major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën!

“Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia.

Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forëard Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën.

Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. 

Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim.
Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë!”, shkruan Xhaçka

Loading...