Ngjarja në Lungomare, biznesmeni Vasil Bedinaj i “sulet” policisë -“Nga sot nuk do të gjeni me qetësi, ose bëni punën ose ikni..”

Pas ngjarjes qe tronditi Vloren ku ne Lugomare u qellua me arme dhe ngeli i plagosur nje qytetar i rastesishem ka reaguar ashper biznesmeni vlonjat Vasil Bedinaj. Ja statusi i tij ne facebook drejtuar policise se shtetit:

Per Policin e shtetit:

Nga sot nuk do te gjeni me qetësi ose beni punen ose ikni. Vlora nuk do te jetë me hambari ku ju mbushni xhepat dhe mbaroni punet e pista. Mos thoni qe janë shpallur ne kerkim mbasi do tju masakrojne qytetaret. Ata te cilet kanë lidhur jeten me kete qytet dhe ju paguajne, boll duke ndenjur kafeve dhe restoranteve duke harxhuar leket e krimit. Aq te shitur jeni sa dhe gazetaret i drejtuat ne vend tjeter dhe jo ku ndodhi krimi. Keni detyre te parandaloni, filloni te zgjoheni!
Eshte e frikshme qe ne diten e nisjes se sezonit turistik, ne mes te qytetit ne mes te dites te qellohet ne drejtim te lungomares. Aty ku shetisin nena me femije, turist vendas e te huaj.

Ftoj instancat policore te reagojne ne menyre dinjitoze, te zbardhin ngjarjen e rikthejne sigurine te qytetaret.

Loading...