Sipas “Tribune.gr”, Samiti kishte si synim krijimin e Shqipërisë së Madhe.
Ky përfundim bazohet në deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili tha se gjatë Samitit janë prekur çështje që mund të destabilizojnë rajonin, si dhe Rama e Thaçi po përgatisin krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.
Media greke e quan projekt për “Shqipërinë e Madhe”, heqjen e barrierave mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Në shkrim është përmendur edhe fati që Vuçiç nuk pranoi të bënte foto me presidentin shqiptar, Ilir Meta, homologen kroate, Kitaroviç dhe presidentin polak, Andrzej Duda.
Më tej në artikull është theksuar qëndrimi i Greqise, për përdorimin e forcës, për këdo që kërkon ndryshimin e kufijve në Ballkan.
Të ftuar nderi në samitin e djeshëm, ishin presidenti i Polonisë, Andrzej Duda dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Në mbyllje të Samitit u firmos edhe një dokument me konkluzionet më të rëndësishme.
Burimi: Tribune.gr|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania