Flamuri në gjysmë shtizë në Afganistan, nderohet major Tanushi

Në bazën e NATO-s “Camp Arena” në Herat të Afganistanit është ulur flamuri në gjysmë shtizë për të nderuar major Klodian Tanushin, i cili ndërroi jetë në një spital në Letoni katër ditë pasi mbeti i plagosur në incidentin e 6 majit në kampin Adazi, ku si pasojë e shpërthimit të një mine humbi jetën edhe nëtetarja Zarife Hasanaj.

Kontigjenti i V-të Paqeruajtes ka nderuar sipas protokolleve ushtarake veprën sublime të dëshmoreve në rënë në Letoni.

Dita e premte u shpall ditë zi kombëtare, pasi iu dha lamtumira nëtetares Zarife Hasanaj. Major Klodian Tanushi la pas tre fëmijë dhe bashkëshorten e tij, ndërsa mesazhe ngushëllimi janë përcjelle edhe nga figurat kryesore në politikën shqiptare.

(BalkanWeb)

Loading...