Në fjalën e tij Berisha është përqendruar në regjimin politik të vendosur sipas tij, i vetmi në Botë pothuajse i ngjashëm me atë të Venezuelës.
“Në Shqipëri është vendosur një regjim i ngjashëm me atë të Venezuelës. Jam përpjekur të gjej formën dhe kam biseduar dhe me politologë dhe si përfndim mund ta përkufizoj si kakistokraci, kakistos do të thotë ‘më e keqja‘.
Berisha gjithashtu atakoi dhe kryeministrin Edi Rama i cili sipas tij ai në 2013-n solli në pushtet një nga të gjithë bijtë e xhelatëve të popullit shqiptar, ata që bënë genocid dhe krimet më monstrueze.
“Edi rama futi në parlament 19 vrasës dhe kriminelë.
Po të shkoje në çfarëdo burgu nuk do të gjeje kriminelë më të rrezikshëm se ata që uleshin në Parlamentin e Shqipërisë“.
Ish kryeministri në një vështrim pas në vitet e para të demokracisë kujtoi dhe trashëgiminë e drjtuesve kryesorë të socialistëve sot, duke kujtuar dhe varjen e poetot Havzi Nela me firmë të babait të Edi Ramës, Kristaq Rama.
“Në Paris në fillim të vitevve ’90 në një deklaratë të përbashkët anëtarët e Partisë Popullore Evropiane e etiketuan Enver Hoxhën si Hitlerin e pasluftës së dytë botërore.
Ishin burra dhe gra, ish-kryeministra dhe ish-presidentë.
Askush nuk mund ta akuzojë të birin për të atin, por nëse bëhesh person publik nuk mund ti mbrosh por t’i dënosh ato. Babai i Edi Ramës firmosi varjen në mes të qyteit në 10 gusht 1988 të poetit Havzi Nela pasi pushteti ishtei frikësuar nga era evropiane“, tha Berisha.
Ish-lideri historik i demokratëve preku dhe të gjithë problemet ekonomike, sociale dhe ligjore që shqetësojnë sipas tij masën e gjerë, duke u ndalur dhe tek krimi i cili sipas tij ka marrë shtrirje në hallkat kryesore të shtetit. Faxweb