Erion Veliaj: “Nisen si të dhunshëm, përfunduan si telendarë! Tirana nuk thyhet nga një stan me lepuj!”

Për protestën e opozitës ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Teksa ka postuar një foto ku gjatë fjalës së Bashës protestuesit hedhin molotov, Veliaj ka ironizuar duke shkruar:

“Kjo ndodh kur shikon shumë episode “Game of Thrones” dhe e vetmja alternativë qeverisëse të duket zjarri i dragoit”.

Veliaj nënvizon se Tirana nuk thyhet nga një stan me lepuj dhe se puna e jo dhuna do të triumfojë: “Nisen si të dhunshëm, përfunduan si telendarë!

Tirana nuk thyhet nga një stan me lepuj! Puna, jo dhuna; e drejta, jo e liga; e mira, jo rrugaçëria – kjo triumfon.

Loading...