A do të rrëzohet Rama?Ja çfarë thotë Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është përgjigjur për mediat se sonte nuk do jetë akti fnal i protestave.

“Nuk është sot akti final. Akti final vjen për rrëzimin e kapjes së shtetit dhe akti final vjen kur shqiptarët të bëjnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Është një proces i cili do të vazhdojë akoma edhe disa ditë, apo edhe një periudhë kohe të shkurtër, pavarësisht se për qytetarët dhe për mediat duket e gjatë, sepse varfëria është jashtëzakonisht e madhe, mundësia për të ndryshuar realitetet brenda familjeve shqiptare që nuk kanë mundësi për të ushqyer dhe shkolluar fëmijët e tyre, për të paguar faturat e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm apo taksat e bashkive janë jashtëzakonisht të mëdhaja”, u shpreh Kryemadhi.

Më tej ajo shtoi se ajo çka është shumë e rëndësishme në protestë është sensibilizimi dhe falënderimi më i madh është që çdo protestë që bëhet njerëzit sa vjen dhe marrin pjesë më shumë.

“Kjo do të thotë që ne kemi qenë në rrugën e duhur si opozitë, e kemi filluar me djegien e mandateve që ka qenë një veprim vërtet i paprecedent për ndërkombëtarët mund të themi, por ka qenë një veprim i domosdoshëm për t’u dhënë shqiptarëve mundësinë që Shqipëria nuk është fasadë e një qeveria apo shteti të kapur”, tha Kryemadhi.

Më tej ajo shtiu se sot gjëja më e rëndësishme është që “të gjithë ata deputetë që dogjën mandatet e tyre dhe që pranuan të jenë pjesë e kësaj lëvizjeje treguan në një farë mënyre që edhe pse jemi ne shkaktarë të krijimit të kësaj situate, sepse kjo klasë politike i dha fuqi dhe pushtet maksimal Edi Ramës që ishte përfaqësues i krimit të organizuar, të paktën na ka ngelur një fije ndërgjegje dhe kemi një detyrim moral dhe politik ndaj qytetarëve shqiptarë për të qenë edhe ne si ata dhe për të qenë në krye të këtyre protestave popullore”.

Loading...