Pastice (receta)

Përbërësit:

Makarona, 250 gr

4 kokrra vezë

1 kg qumësht

200 gr djath i bardhë,

5 luge gjellë vaj ulliri

1 lugë gjelle gjalp

Përgatitja:

Ziejmë makaronat për vetëm 5 minuta. I heqim nga zjarri i kullojmë dhe i hedhim në tavë duke i hedhur dhe përzier me pak vaj që të mos ngjiten.
Rrahim vezët, shtojmë qumështin dhe më pas djathin dhe vajin.

I trazojmë të gjitha bashkë dhe këtë masë e hedhim mbi makarona duke e trazuar. Gjalpin e shkrijmë dhe e hedhim hedhim sipër mbi makaronat.

I fusim në furrë në temperaturën 200 gradë dhe e leme për 45 minuta.

Loading...