Sikur të guxoj dhe të votoj unë,Luli,Mona,Ndoka, më pengojnë me dhunë! – Arben Duka

Dulja dhe Idrizi, ne te njejtin njesit kunder zgjedhjeve te lira.

Me Lulin dhe Monën,
u bëmë miq të vjetër,
meqë janë në skenë,
do shkruajmë patjetër!

Nga Lulashi s’mund,
të hipnotizohesh:”Kur s’martohem unë,
as ti s’do martohesh!”

Ndryshe as Monikën,
nuk mund ta kuptosh:
“Gjersa s’votoj unë,
as ti s’do votosh!

Sikur të guxoj,
dhe të votoj unë,
këta edhe Ndoka,
më pengojnë me dhunë!

Ka bërë opozita,
goxha strategji,
fillon me mosbindjen,
sos me anarki!

Anarkinë ta puthësh,
xhan-o karafil,
ata ëndërrojnë,
konfliktin civil!

Dulja me Idrizin,
ushtar edhe fil,
do ta ngrënë bashkë,
grupin gueril!

Ca plagë të kohës,
aty do shërohen,
se grekër e çemër,
do të vllazërohen!

Grekët edhe çamët,
do të bëhen miq,
dhe vetëm shqiptarët,
do shpallen armiq!

Në fakt ky do ishte,
dhe fundi i Botës,
të na heqi Dulja,
të drejtën e votës!

Po cili strateg,
planet i ka bërë,
si do të bllokohet,
Shqipëri e tërë?!

Dymijë e ca qendra,
ka në listë Komanda,
duhet të krijojë,
gati Dymijë banda!

Mona me Lulashin,
fiks për atë ditë,
duhet që të kenë,
Njëzet mijë banditë!

Jam kurioz për Dashin,
ç’do bëjë atë ditë,
do jetë në Komandë,
apo në njësit?!

Për Monën e di,
që s’rri në Komandë,
po jam i sigurtë,
do drejtojë një bandë!

Është njeri aksioni,
kulm i rebelimit,
ndaj do jetë në ballë,
të pengim votimit!

Fatja do të vidhet,
edhe atë ditë,
në Uashington,
do jetë për vizitë!

Një stekë si Fatja,
s’duhet në Tiranë,
duhet të sqarojë,
miqtë amerikanë!

Mos u tutni burra,
s’të mbyt ai lumë,
ata janë ca kokrra,
neve jemi shumë!

Zërat histerikë,
ata mund t’i ulin,
zgjedhjet do të bëhen,
me ose pa Lulin!

S’mundet kush një popull,
të gjithë të ndalojë,
dhe nga zemërata,
kollaj të shpëtojë!

S’më pengoni dot,
o vllezër banditë,
se një shkop të thantë,
kam për atë ditë!

Nuk besoj që shkopin,
fare ta përdor,
po një shkop pas koke,
meriton çdo horr!

Vllezër liliputë,
kot e kini-kot,
se popull Viganin,
s’e ndaloni dot!

Shkroi doktor Zabiti,
dhe e tha garant,
s’ndeshet dot një lepur,
me një elefant!

E di shumë mirë,
Lulash arroganti,
kush është lepurushi,
dhe kush elefanti!
A.DUKA

Loading...