Ekzekutohet gazetarja, rrugës për në punë

Mena Mangali, gazetare, ish prezantuese televizive dhe këshilltare në parlamentin e Afganistanit, është qëlluar me armë zjarri në Kabul, teksa shkonte në punë.

Ministri i Brendshëm afgan tha se vrasësit kanë arritur të largohen nga vendngjarja. Policia ka nisur një hetim.

Asnjë grup nuk e ka marrë përsipër vrasjen deri tani. Policia e Kabulit thotë që motivet e vrasjes nuk dihen ende.

Mund të jetë diçka personale, por nuk përjashtohen as sulmet terroriste, pasi ISIS dhe Talebanët kanë kryer vazhdimisht sulme në vend.

Vitin e shkuar janë vrarë tre gazetarw vetëm brenda BE-sw, dy prej tyre femra./ top channel

Loading...