Ajo tregoi se e kishte njohur në Londër, dhe ai ishte shtirur si djali i një miliarderi izraelit. Kishte porositur avion privat që të shkonin nga Londra në Bullgari për takimin e parë, por që e paguante me paratë e vjedhura nga vajza të tjera.
Edhe pse i vodhi gati 200 mijë euro, vajza thotë se pjesa më e rëndë ishte fakti që humbi një të dashur që nuk ekzistonte, me të cilin ishte dashuruar. Ajo ishte ndier aq e rënduar nga kjo tradhti, sa ishte shtruar në një klinikë psikiatrike për të marrë veten.
Ai i kishte thënë se për shkak se ishte në rrezik, nga njerëz të frikshëm, nuk mund të prekte llogaritë e tij, ndaj duhej të merrnin një kredi në emrin e saj, dhe ai do t’ia kalonte paratë në dorë.
Shimon Hajut, 28 vjeç, ishte shtirur si Simon Levlev, djali i një miliarderi izraelit.
Ajo e kishte njohur në “Tinder”, aplikacioni për lidhje dashurore, ku ai shtirej si një tregtar diamantesh.
Studentja 29 vjeçare e kishte njohur në Londër dhe që në takimin e parë ai kishte porositur një avion privat për një udhëtim në Bullgari, por e paguante me paratë e vajzave të tjera.
Ajo thotë që tronditja kishte qenë aq e madhe sa kishte kërkuar ndihmë nga një klinikë psikiatrike.
Në Tinder ai kishte video ku shfaqej në avion privat e duke udhëtuar si biznesmen.
Djali, i quajtur Hajut, kërkohej për mashtrime në Izrael, Angli, Suedi dhe Norvegji, ndërsa në Gjermani ka nisur një hetim.
Në Finlandë kishte bërë tre vite burg për mashtrim.