Sic ishte lajmeruar ne profilin e saj ne instagram,reperja Loredana Zefi ka mbajtur nje konference per shtyp ne Prishtine.Perpara kamerave, ajo ka rrefyer se eshte e pafajshme dhe nder te tjera ka sqaruar faktin se cifti zvicerian nuk ka bere asgje kunder deshires se tyre, por i ka dhene parate me deshiren e tyre.
“Pershendetje!Une jam Loredana Zefi.Faleminderit qe keni ardhur per te me degjuar.Pika e pare qe eshte shume e rendesishme:Jam ketu sepse do xhiroj nje spot qe ishte planifikuar shume me heret.Pas atyre qe kam lexuar une ne media,mund te them qe ato jane ndryshe,por une nuk kam ardhur te sqaroj ate.Me rendesi eshte qe ju, shteti shqiptar,gjerman,zvicerian, te dini se prej asnj personi nuk jane marre para me dh.une, mash.trime,ker.cenime.Keto para, shumen e te ciles nuk e di,jane marre me vullnet te lire te pales tjeter.
E dyta kjo gje ka filluar ne 2016 dhe nuk dija gje per kete rast.Ne 2018-en, pjesetaret e familjes Zefi me kane treguar dhe ka qene mundesia me mbyll kete rast.Nuk e di cfare eshte bere, pse nuk eshte mbyllur ky rast,por une ne 2018 kur e kam marre vesh, kam dashur t’i ndihmoj, sepse familja eshte mbi gjithcka.
Nuk me intereson media, muzika, kur eshte fjala per familjen time.Do jem me familjen time ne kohe te mira dhe te veshtira.Me besoni nuk jane keto gjera te verteta.Me besoni ose jo, gjerat do sqarohen.Eshte e vertete, kam dhene deklarate ne polici dhe burri me ka pritur jashte.Prokurori me ka lejuar te shkoj prape ne shtepi dhe vazhdova jeten time.”ka rrefyer Loredana.
Per mediat foli edhe Mozzik duke treguar mbeshtetjen per bashkeshorten dhe u kerkoi te gjitheve te benin durim pasi e verteta do dale ne drite.
Me poshte ndodhet video e plote e intervistes se Loredana Zefit: