Nuk fshihen me/Eduart Grishaj i shpreh publikisht dashurinë Arbanës

Lidhja e përfolur në media mes moderatores së njohur Arbana Osmani dhe regjisorit të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishajt ka qenë në qendër të mediave rozë.

Kjo për faktin se të dy personazhet e njohur për publikun kanë heshtur, megjithëse në rrjetet sociale janë parë se kanë udhëtuar në destinacine të njëjta dhe të shoqëruar nga njëri-tjetri.

Ndërkohë së fundmi duket se regjisori Eduart Grishaj nuk është përmbajtur ndaj një fotoje të publikuar nga moderatorja Arbana Osmani, pa i shprehur komplimentet publikisht.

“Mosss..Prandaj më paska ikur dielli nga Londra mua”,-shkruan Eduart Grishaj, në foton e moderatores duke e komplimentuar.

Ndërkaq vetë Arbana i është kthyer me humor: “Shif mos te te iki noi kermill nga pjata ty”,-ku siç duket di se çfarë po bën momentalisht regjisori.

arbana eduard
Loading...