Një pemë ka rënë sot mbi një makinë në Pyllin e Sodës në Vlorë si pasojë e motit të keq.
Nga të dhënat e para mësohet se shoferi ka shpëtuar, ndërsa mjeti është dëmtuar pjesërisht.
Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë mësohet se po vazhdon puna për të larguar pemën, e cila ka bllokuar qarkullimin në qytetin bregdetar.
Loading...