Arsyeja pse fansat i luten basketbollistit të ndahet nga Kendall Jenner

Fansat e skuadrës së basketbollit “Philadelphia 76ers” janë të bindur se familja Kardashian ka ndikuar keq në karrierën e tyre.

Më 12 maj, skuadra amerikane humbi ndeshjen me skuadrën Toronto Raptors, gjë që nuk i ka pëlqyer aspak sportdashësve. Përvec zhgënjimit, ata janë të bindur se performanca e dobët e Ben Simmons ishte për shkak të Kendall Jenner.

Ata nisën lidhjen e tyre të dashurisë në vitin 2018, por asnjëherë nuk e kanë konfirmuar për ndjekësit apo mediat.

Fansat mendojnë se modelja Kendall dhe familja e saj kanë ndikuar për keq tek basketbollisti duke e lënë mbrapa me stërvitjet.

“Ben duhet të ndahet nga Kendall dhe të punojë me hedhjet e tij”, shkruajti një komentues në rrjete sociale.

Ndërsa një tjetër shtoi: “Unë dua që ti të prekësh topin dhe të dominosh lojën. Të lutem mos dil më me Kendall, kthehu në punë”.

Shumë prej tyre mendojnë se Ben do të ishte lojtari më i mirë nëse nuk do dilte me Kendall.

Madje fansat i kanë kërkuar kësaj të fundit që t’i japë fund lidhjes me basketbollistin nëse ai nuk e bën.

Loading...