Gessica ka zgjedhur emisionin Maurizio Costanzo Show për të treguar tragjedinë e saj, dukje treguar live shenjat e shpërfytyrimit nga acidi.
Vajza e re e cila ka dalë deri në finale të Miss Italia 2007 tregoi për makthin e përjetuar disa vite më parë.
Pas ndarjes nga i dashuri, i cili e keqtrajtonte ajo vendosi ta denonconte në polici dhe kjo e fundit i dha urdhër Jorge Edson Tavares që mos t’i afrohej.
Disa muaj më vonë ish-i dashuri mori hak kundër saj duke i hedhur acid në fytyrë dhe shpërfytyruar.
Kur hyri në studio 27-vjecarja kishte një shall në fytyrë, të cilën pak çaste më vonë e hoqi duke treguar shenjat e theksuara nga djegiet me acid.
Loading...