Basha: “Nuk ka forcë të na ndalë”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në fjalimin përmbyllës të marshimit-protestë të opozitës, tha se “Shqipëria dhe Evropa nuk e ka parë ndonjëherë këtë qëndresë dhe vendosmëri”.

“Mbi tre orë litarët e shiut lidhën shpirtin tuaj me shpresën që buron nga Zoti lart në qiell, me bindjen se Shqipëria nuk do kthehet më kurrë ndaj krimit ndaj korrupsionit.

Mirënjohje për ju, qindra mijëra gra dhe burra të këtij marshimi në formë proteste.

Mirënjohje e veçantë për të gjithë agjëruesit e Ramazanit. Mirënjohje për ata që janë bashkuar, Vlora, Kukësi, Dibra, Korça, Hasi, Mati, Erseka, Elbasani, Lushnja, Fieri, Berati, nga të gjithë qytetet dhe fshatrat”, tha Basha.

“Sot treguam se nuk ka forcë të na ndalë në kauzën tonë për zgjedhje të lirsh dhe të ndershme.

Le të jetë e sotmja mesazhi i vendosmërisë absolute më të cilën do të fitojmë këtë betejë, për liri, demokraci si gjithë Evropa. Forca jonë është pjesmarrja është vendosmëria. Dhe kësaj force nuk i bën dot ballë Edi Rama, ndaj ne vazhdojmë rrugën që kemi nisur”, shtoi Basha.

Loading...