Numri dy i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar përmes një postimi në facebook, i është përgjigjur reagimit të një dite më parë të kryeministrit Edi Rama, mbi protestën e opozitës.
Edi Paloka ka reaguar përmes një postimi në facebook, ku i është përgjigjur reagimit të një dite më parë të kryeministrit Edi Rama, mbi protestën e opozitës.
“Ka raste që duhet dëgjuar edhe cfarë thotë Rama…” shkruan Paloka ndërsa sjell në vëmendje reagimin e kryeministrit.
“Dy protestat e fundit kombëtare, të zhvilluara brenda pak orëve ; qoftë për pjesmarrjen, qoftë për vendosmerinë dhe duke marrë parasysh të gjitha rrethanat dhe situatat që u krijuan, do të bënin të reflektonte cdo njeri normal. Po cfarë thotë Rama pas kësaj?! “Qeveria nuk rrëzohet me kapsolla…E humbet autobuzin e qershorit. – shton Paloka.
Po mbase Rama duhet degjuar kur thotë se qeveria nuk ikën me kapsolla dhe xhiro boshe. Këtë duhet ta dëgjojnë dhe 80 % e shqiptarëve po ta kuptojnë dhe ata që vazhdojnë të permendin “dhunën e opozitës”. A e kanë pyetur Ramën se ku po kërkon të na cojë, apo kjo nuk ju intereson…?
Postimi i plotë:
Ka raste qe duhet degjuar edhe cfare thote Rama…
Do e kisha edhe si thirrje kete per ata qe flasin gjithe kohes per “dhune te opozites”.
Shumica absolute e shqiptareve, te pakten 80% sipas sondazheve, te djathte e te majte, sot , per 1001 arsye ( qe nuk po i perseris),duan qe Rama te largohet.
Ne nje vend normal kjo do duhej te realizohej pas zgjedhjeve demokratike, por ne Shqiperine e Rames kjo eshte provuar qe nuk mund te ndodh pikerisht sepse Rama nuk lejon te zhvillohen zgjedhje te lira e te ndershme.
Ne keto kushte shumica , e jo vetem opozita, eshte ngritur ne protesta per te larguar Ramen e minimalisht te krijoje kushtet qe shqiptaret te zgjedhin lirisht nje qeveri qe te jete afer interesave te qytetareve.
Dy protestat e fundit kombetare, te zhvilluara brenda pak oreve ; qofte per pjesmarrjen, qofte per vendosmerine dhe duke marre parasysh te gjitha rrethanat dhe situatat qe u krijuan, do te benin te reflektonte cdo njeri normal.
Po cfare thote Rama pas kesaj?!
“Qeveria nuk rrezohet me kapsolla…E humbet autobuzin e qershorit…”
Ne fakt asnje “autobuz” nuk eshte humbur se qershori dhe 30 qershori ne vecanti me sa di une, nuk kane ardhur e jo me te kene ikur.
Po mbase Rama duhet degjuar kur thote se qeveria nuk iken me kapsolla dhe xhiro boshe. Kete duhet ta degjojne dhe 80 % e shqiptareve po ta kuptojne dhe ata qe vazhdojne te permendin “dhunen e opozites”. A e kane pyetur Ramen se ku po kerkon te na coje, apo kjo nuk ju intereson…?