Zemërohet ish-bashkëshorti sepse moderatorja përmend në emision tradhtinë pas 21 vitesh martesë

Moderatorja Wendy Williams pushtoi faqet rozë kur zbuloi se i ka dhënë fund martesës 21-vjeçare për shkak të tradhtisë së bashkëshortit.

Ish-i i saj, Kevin Hunter është zemëruar pasi Wendy vijon ta përmendë divorcin në emisionin e saj. Ai nuk dëshiron që martesa dhe jeta e tyre të komentohet nga të gjithë shikuesit e “The Wendy Williams Show”.

Një burim pranë tij thotë: “Kevin është zemëruar, ai thotë se Wendy i premtoi që divorci i tyre nuk do jetë një temë në emisionin e saj. Askush nuk ka simpati për Kevin, ndërsa ajo është person publik dhe i njohur. Ndoshta ky është vetëm fillimi, më në fund ajo ka treguar të vërtetën duke zbuluar se është shumë e mërzitur. Kevin është i shqetësuar rreth asaj që Wendy do të thojë në emisionin e rradhës.”

Në fakt, moderatorja nuk e ka përmendur asnjëherë emrin e ish-bashkëshortit. Ajo thjesht ka folur rreth mënyrës së si gratë duhet të qëndrojnë larg meshkujve të martuar. Kështu i referohet terapistes Sharina Hudson, me të cilën Kevin Hunter e tradhtoi.

Imazh i ngjashëm
Imazh i ngjashëm
Loading...