40 vjeçaria rrëfen se martesa ka qënë e vështirë ajo ka jetuar në Greqi me bashkëshortin por pas divorcit gruaja është rikthyer në Shqipëri. Njohja me ish bashkëshortin është bërë në moshë të re , ata janë njohur në ambientet e një kishe, dhe pas një periudhe jo shumë të gjatë njohjeje vendosën të lidhnin martesën. 40 vjeçaria rrëfen se shkak i mosmarrveshjeve të shumta ka qënë bixhozi, ish bashkëshorti sipas saj nuk angazhohej në familje dhe paratë i linte bixhoz.
Sot gruaja kërkon nga ish bashkëshorti detyrimet ushqimore si dhe një prokurë për të lëvizur me vajzën në Italia ty ku e pret e motra. Gruaja do ti japë vetes së saj dhe vajzës një jetesë më të mirë,por ish bashkëshorti sërisht bëhet pengesë. Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” të moderatores Evis Ahmeti është trajtuar historia e saj.