Por, Policia e Durrësit në bashkëpunim me Interpolin dhe Interforcën Italiane, e kanë the zbuluar dhe e kanë vënë në prangda dje, më 14 maj 2019.
Personi me iniciale k.I. do të dërgohet ën Itali për të vuajtur dënimin prej 15 vjetësh burg, i akuzuar për “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike
Ministria e Brendshme tha se Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, K.P., 51 vjeç, banues në lagjen Nr.1, Durrës.
K. P., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Gjyqësore në Itali, bazuar në Urdhër Arrestin në datë 08.03.2019, për kryerjen e veprave penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, pasi është dënuar me 15 vjet burgim.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.”