Kur qeverine e “krimit”, e lufton me krim!
Në Tiranë,
zbritën tiranët,
tym edhe flakë,
në katër anët!
Nga Lulashi,
mëndje curubaba,
u aplikua,
me sukses Intifada!
Protestat më,
s’i bëjnë në mes të ditës,
mos duket surrati i vërtetè,
i opozitës!
Halabakëria,
çfarë shikon e rrafshon,
dhe policia,
si gjithmonë s’reagon!?
Po bëj një pyetje,
se jam budalla,
shkopin e gomës,
në komplet pse e ka?!
E vetmja armë që lejohet,
dhe ka vlerë,
në dhjetë protesta,
është përdorur vetëm një herë!
Direkt përmbi policët,
molotovë edhe gurë,
po policia,
s’reagon kurrë!
Kordoni i parë policor,
nuk ka asnjë mburojë,
po përmbi ta qëllohet,
pa frikë dhe pa ndrojë!
Nëse aty s’do të qe,
mbrëmë policia,
do qe djegur Kuvendi,
dhe Kryeministria!
Vazhdon si trupë baleti,
policia shqiptare,
nga frika se mos gabojë,
s’reagon fare!?
Qasja e opozitës,
më bën për të vjellë,
“qeverinë e krimit”,
e lufton me kriminelë!
Mbrëmë opozita,
zullumin e trashi,
urdhërat për reprezalje,
vinin direkt nga Lulashi!
Me veshë të lirë u dëgjua,
urdhëri i Nokë trimit,
vandalët të shkonin,
drejt e tek “Salla e Krimit”!
Egërsinë e vandalëve,
e pa çdo sy shqiptari,
mos qe policia-Kuvendi,
do përfshihej nga flaka dhe zjarri!
Vuri shenjën e barazimit,
Presidenti i handakosur,
si padashur harroi,
15 policë të plagosur!
Mendoni pak,
këtë kijamet,
nëse kjo opozitë vrastare,
papritur vjen në pushtet!
Le të përplasi,
Monika me Lulashin këmbët,
ka ardhur koha që shteti,
të tregojë dhëmbët!
Tani të gjithë e kuptuat,
se këto protesta s’janë një lodër,
për vandalët nuk duhet të bëhet,
as lëshimi më i vogël!
Pjesëmarrja sa po vjen,
e po vidhiset,
se sheshi i madh,
për 5 minuta boshatiset!
Boshatisjen e sheshit,
e panë gjithë sytë e Vendit,
kur shkuan nga Kryeministria,
drejt Sallës së Kuvendit!
Rama tani,
duhet të mendohet dhe më mirë,
të mos lërë detyrën,
e ka për detyrë!
Mendoni ç’kasaphanë,
do bëhet në Shqipëri,
nëse Sala-Luli dhe Monika,
kthehen përsëri!
Në dhjetë protesta,
asnjë shkrepje s’kini parë,
e ata të tre të vrasin,
që në herën e parë!
Tani ata kanë ikur,
kanë dalë vetë nga sistemi,
do jetë një mrekulli,
që më mos i kemi!
A.DUKA