Blerina Gjylameti: “Opozita boton në mediat ndërkombëtare shpifjet e saj”

Deputetja e PS Blerina Gjylameti në një deklaratë për mediat u shpreh se shkrimi i gazetës më të madhe gjermane “Bild” me titullin “Shqipëria udhëhiqet nga kriminelë dhe gangsterë” është i sponsorizuar nga opozita e bashkuar.

Gjylameti tha se sulmet e PD dhe LSI edhe në gjuhë të huaj, vijnë për shkak se kjo opozitë nuk ka asnjë vizion për të tashmen.

“Opozita boton në mediat ndërkombëtare shpifjet e saj.

Shkrimi ishte një tjetër përbaltje për Shqipërinë. Askush nuk e beson atë artikull, ku për burim ishin një ish-ministër i opozitës së sotme dhe gazetarë dukshëm të njëanshëm.

Kjo opozitë vetëm shpif dhe bën zi Shqipërinë në Europë dhe në botë, duke dashur të shkatërrojë të ardhmen, pasi nuk ka vizion për të tashmen”, tha Gjylameti.

Dje, gazeta gjermane “Bild” shkroi për situatën politike në vendin tonë, duke vënë në dukje se Shqipëria udhëhiqet nga kriminelë dhe qeveria bashkëpunon me bandat.

Loading...