Drejtoria e Kontrollit Tatimor zhvilloi mbledhjen e përmuajshme me strukturat në varësi, mbi raportimin dhe ecurinë e detyrave të përcaktuara për Drejtoritë Tatimore Rajonale.
Gjatë mbledhjes theksi u vu tek forcimi i kontrollit nga zyra, si një mekanizëm që nxit përmbushjen vullnetare të tatimpaguesve.
Kontrolli nga zyra, ka për qëllim përmbushjen e këtyre objektivave kryesorë:
Realizimin e pagesave të detyrimeve tatimore për Tatimin mbi Qiranë nga tatimpaguesit e regjistruar, për të cilën Administrata Tatimore ka nisur verifikimet përkatëse në terren.
Rritjen e nivelit të përmbushjes tatimore nga tatimpaguesve që operojnë në sektorin ndërtimit dhe tregtimit të karburanteve, të cilët kanë deklaruar ulje të qarkullimit.
Verifikimin e atyre tatimpagues, të cilët kanë paqartësi apo pasaktësi në deklarimet e tyre dhe që janë importues në dogana, por rezultojnë pasivë në tatime, atyre që blejnë tek bizneset me status pasiv, si dhe ata që figurojnë me mosdeklarim të saktë të shitjeve.
Administrata Tatimore nxit tatimpaguesit të rrisin nivelin e pajtueshmërisë tatimore, si rruga më e mirë për të krijuar një partneritet të bazuar mbi besimin reciprok. /atsh