42 vjeçari, u godit nga një kamion, pasi u hodh nga Ura në Rrugën Transwestern duke e bërë edhe më tragjike vdekjen e tij.
Thuajse 24 orë para vetëvrasjes së tij, Kappy kishte postuar një deklaratë të gjatë në Instagram ku ndër të tjera shkruante se nuk kishte qenë një njeri i mirë, por tejet abuziv me personat përreth tij.
“Kujdes nga njeriu që nuk ka asgjë për të humbur, sepse nuk ka asnjë për të mbrojtur. Gjatë javës së kaluar, përmes një këndvështrimi që duhet të kishte ndodhur shumë vite më parë, kam arritur në disa përfundime të zymta për karakterin tim. Unë besoja se isha një njeri i mirë.Nuk kam qenë një njeri i mirë. Në të vërtetë, kam qenë një njeri shumë i keq gjatë gjithë jetës sime, kam përdorur njerëz për para. Unë kam tradhtuar shumë njerëz dhe shumë që më besonin. Unë kam shitur drogë. Kam borxhe. Unë kam abuzuar me cigare, drogë dhe alkool”, shkruante aktori mes të tjerash.
Kappy ishte një përdorues i rregullt droge dhe në vitin 2018 u bë lajmi i parë i mediave pas akuzave se kishte sulmuar vajzën e Michael Jackson, Paris, duke i vënë asaj duart në grykë për ta mbytur gjatë një feste.