Lulzim Basha dhe Edi Rama po kërkojnë një negociator që të mundësojë një marrëveshje mes tyre.
Deklaratën e bëri deputeti Myslim Murrizi, i ftuar në RTV Ora, në emisionin “Arena”.
Murrizi ironizoi deklaratat e kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, duke thënë se ata po kërkojnë një shkues që të “fejohen”.
Murrizi: Basha dhe Rama sillen si fëmijë tekanjozë që vjen një ndërkombëtarë dhe i kap për veshësh dhe i ulë në tavolinë.
Edhe sinjalet e fundit, ata po luten që t’i kapë dikush për veshësh, pra këta duan një teto që t’i kap për veshësh.
Deklaratat e djeshme të Ramës dhe të Bashës, shoh se këto duan të kenë një shkues në mes, që të bëjnë fejesën, nuk e di se kur, a do e bëjnë me ceremoni të vogël, a do e bëjnë dasmë, apo me tam-tame, këtë nuk e di.