Vazhdon qëndresa e banorëve të ‘Unazës së Re’, të cilët prej disa muajsh, çdo pasdite dali në rrugë për të protestuar kundër prishjeve të banesave apo dhe bizneseve nga ana e qeverisë.
Një nga shoqëruesit që prej fillimit ka qënë dhe ish-deputeti I Partisë Demokratike, Klevis Balliu.
Ditën e sotme Balliu ka mbajtuar si gjithmonë fjalën në qëndresën e banorëve dhe u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve të mos I paragjykojnë shqiptarët s një popull I inkriminuar dh trafikantë.
Të gjithë ata që I kryejnë këto veprime janë Rilindasit e Edi Ramës.
Të gjithë të burgosurit për shkak se mbrojtën shtëpitë e tyre, kur PD-ja të vijë në pushtet do ti dëmshpërbjelë sit ë burgosur politik, është shprehur ndër të tjera Balliu.
“Droga e shqiptarëve në Angli, ndërkombëtarët duhet ta kuptojnë fakti pse bandat shqiptare po bëjnë namin është se ata janë të promovuar nga qeveria këtu. Por unë u bëj thirrje çdo ndërkombëtari të mos i shikojnë ato lajme. Populli shqiptar ka emigruar dhe ka punuar me djersën e ballit në çdo shtet të Evropës.
Ata që shikoni atje janë Rilindiasit e Edi Ramës.
Edi Rama duhet ta kuptojë që kjo betëjë nuk do të ndalojë asnjëherë.
Po i them Edi Ramës që sa herë të dalësh nga dera e Surrelit, hapi sytë katër se do kesh popullin kudo.
Sot unë u jap një premtim solemn të gjithë atyre të ndaluarve që mbahen në qeli sepse mbrojtën shtëpitë e tyre, që do dëmshprblehen si të burgosur politik. Ata njerëz duhen dekoruar dhe jo burgosur.
Nuk ka qeveri të korruptuar që mund të ndalojë këtë uragan.
Ndaj unë u bëj thirrje të vazhdojnmë së bashku te Unaza deri në anullimin e plotë këtij projekti famëkeq të një drogaxhiu, të një organizate kriminale që e ka emrin Rilindje.
Të gjithë bashkë me datën 25 të bashkohemi të thërrasim miq e shokë për të ndaluar kthimin e zgjedhjeve të Enver Hoxhës dhe për zgjedhje të ndershme.
Dhe jo për një parlament palaçosh si ky që nuk përfaqëson qytetarët shqiptarë.”, tha Balliu.