Gjirokastër – Restaurohet muratura në xhaminë e Pazarit

Në Xhaminë e Pazarit, në qendër të qytetit të Gjirokastrës, po vijon puna për restaurimin e saj për ta shndërruar në një destinacion të ri drejt turizmit religjioz.

Specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës kanë inspektuan sot nga afër punimet restauruese në Xhaminë e Pazarit, Gjirokastër.

Ka përfunduar përforcimi dhe restaurimi i muraturës në pjesën e poshtme të xhamisë dhe është realizuar dhe restaurimi i çatisë në pjesën e abdesanit. Gjithashtu, po bëhen përgatitjet për realizimin e një strukture mbrojtëse, e cila do të ndihmojë dhe mbrojë monumentin gjatë restaurimit të çatisë.

Arkitektura e Xhamisë së Pazarit është e harmonizuar si nga ana arkitekturore, edhe nga volumi me dyqanet e Qafës së Pazarit.

Kjo ndërtesë datohet nga mbishkrimi ndërtimor në vitin 1754-55. Xhamia është në formë kubike, e ndërtuar mbi një kornizë tetëkëndore. Çatia e kupolës kryesore është e mbuluar me gurë. Në anën e djathtë gjendet një tyrbe me çati tetëkëndore e mbuluar me gurë. Gjatë ndërtimit janë përdorur gurë gëlqeror të punuar me ngjyrë të bardhë dhe hiri. Arkitektura e kësaj xhamie përshtatet me arkitekturën e dyqaneve të çarshisë.

Xhamia përbëhet nga salla e lutjeve, portiku dhe minarja, veç nënstrukturave që mësipërme. Salla e lutjeve është katrore në plan, me përmasa të brendësisë 8,85 x 8,95 dhe mbulohet me kupolë mbi trompa në qoshet.

Qyteti muze i Gjirokastrës është përfshirë në mbrojtje të UNESCO-s për arkitekturën e stilit osman të banesave dhe urbanistikës. Gjirokastra bën pjesë në mesin e qyteteve të rralla në Ballkan, të cilët kanë ruajtur këtë veçanti arkitekturale osmane./atsh

Loading...