Taulant Muka ka dhënë dorëheqjen nga posti i zëvendësministrit të Arsimit.
Dorëheqja i është dorëzuar kKryeministrit Edi Rama për dijeni edhe ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.
“Për arsye etike, morale dhe profesionale dhe të papajtueshmërisë që unë kam me modelin e punës të aplikuar në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i zëvendësministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë”, thuhet në motivacionin e Taulant Mukës.
Taulant Muka u emërua zëvendësministër në datën 31 tetor me një vendim të Këshillit të Ministrave, pas dorëheqjes së Ervin Demo i cili u akuzua për plagjiaturë./atsh
Loading...