Të afërm e miq, por edhe personalitete të larta shtetërore nderojnë për herë të fundit majorin që vdiq në krye të detyrës.
Gjeneral brigadeBardhyl Kollçaku në homazhet e mbajtura tha ndër të tjera se nuk gjen dot fjalët për të shprehur dhimbjen e thellë.
Fjala e Kollçakut
“Të dashur familjarë e miq të Klodianit! Për ditë të tëra u lutëm, mbajtëm frymën e shpresuam për Klodianin, për mrekullinë. Trishtim e hidhërimi na zuri përsëri.
Tronditja eshtë e pamatë, por jeta na do të fortë.
Komandant, sot një forcë e armatosur me çdo shqiptar me ty do të përulet, do të qajë e do të mbajë zi.
Ne kemi humbur një vëlla. Nuk mund të gjejmë dot fjalët për të shprehur dhimbjen për angazhimin e major Tanushit. Në situatat më të nxehta në vend e jashtë tij, që e kërkonte nevoja, kanë aq shumë për të thënë kolegët, për profesionistin, për komandantin që i heshtur, i bindur, pa fjalë e pa zë e ankesa kreu shërbimin për dinjtetin e vendit.
Ti Klodian i paharruar do të mbetesh nderi i ktëij vendi dhe Shqipëria dëgjon, shënon e nuk harron.
Asgjë nuk mund të shërojë dhimbjen tuaj, shpirti më dhemb për fëmijët. Të gjithë kemi nevojë ta shprehim dhimbjen. Të qëndrojmë në këmbë.
Ne të gjithë bashkë, do bëjnë e s’do u lemë vetëm. I dimë rreziqet e vështirësitë, do vazhdojmë të jemi në frontin tuaj.”